Sot mund të jetë dita juaj e fundit në Tokë, nëse parashikimet apokaliptike të një grupi religjioz dalin të jenë të vërteta.
Kishte shumë parashikime të rrejshme që tregonin datën e saktë se kur bota do të marrë fund, por grupi “End Times Prophecies” pretendon se dita e fundit e Tokës do të jetë sot.
Ata besojnë se polet magnetike të Tokës do të rrotullohen, yjet do të garojnë përreth qiellit dhe Jezu Krishti do të kthehet, transmeton Gazeta Express.
Grupi lëshoi një video në YouTube më herët këtë muaj, në përpjekje për të justifikuar pretendimet e tyre të nxjerra nga Bibla.
Videoja ka më shumë se 5 milionë shikime, që nga postimi më 9 korrik.