Nudizmi në plazhet shqiptare është kthyer në modë por njëkohësisht edhe në një problem shqetësues. Një pushuese në plazhin e Himarës ka kontaktuar në dritare.net, për të shprehur shqetësimin e saj.
Zonja pushon me familjen në këtë plazh dhe shprehet e alarmuar për skenat e nudizmit që janë shumë prezente.
Ajo thotë se pavarësisht se njihet si plazh familjar, njerëzit nuk e kanë problem të zhvishen, aq më tepër në sy të fëmijëve.
Ja shkrimi i zonjës drejtuar dritare.net:
Doja të ndaja me ju një shqetësim.
Nuk janë aspak normale këto skena në një plazh që shquhet si plazh për familjarë…nuk dinim nga ti rrotullonim sytë dhe çfarë përgjigje t’ju jepnim fëmijëve.. Himarë…plazhi Marachi./dritare.net