Një maternitet i mbështetur nga “Save the Children” dhe që i jepte përkujdesje më shumë se një mijë grave u bombardua sot në provincën siriane të Idleb, njoftoi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
Sipas OSDH-së, që citon burime në terren, “bombardimi ndodhi pranë spitalit në rajonin e Kafar Takharim dhe vrau një komandant xhihadist lokal”.
“Ishte ai që shënjestrohej. Ai po shkonte të vizitonte gruan e tij që sapo kishte lindur kur ndodhi bombardimi”, njoftoi Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së.
Materniteti, i krijuar në qershor 2014 është gati i papërdorshëm pasi pësoi shumë dëmtime, sipëas OSDH-së që flet gjithashtu për shumë të plagosur./atsh/a.k