Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën për lirim të parakohshëm nga burgu të Lulzim Berishës, i cili njihet si kapoja i ‘Bandës së Durrësit’.
Nga prokuroria eshte mësuar se kërkesa ishte bërë pranë Gjykatës së Durrësit, por ka qenë Prokuroria ajo që ka kundërshtuar.
Atij i kanë mbetur edhe 6 vjet burgim për të vuajtur, ndërsa akuzohet për krime që lidhen me trafikun e drogës.