Interpol Tirana ka ekstraduar një tjetër shqiptar të akuzuar për trafik droge. Këtë herë bëhet fjalë për një durrsak, i cili është ekstraduar nga Roma, Itali.
Ahmet Limani, 39 vjeç, lindur në Durrës është sjellë në Tiranë pasi ndaj tij është dhënë një masë sigurie nga Gjykata e Durrësit.
Në datën 21 maj 2015, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg“ Limanin pasi është i akuzuar për “prodhim e shitje e narkotikëve”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.