Një ish-noter është vënë në pranga gjatë ditës së sotme. Bëhet fjalë për Shkëlqim Haxhi, 56 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë.
Policia ka bërë arrestimin e këtij personi në bazë të një procedimi penal të filluar 1 vit më parë, ku ka rezultuar se Haxhi, në kohën kur punonte si noter pranë një zyre noteriale në Delvinë, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi vetjak.
Vepër penale për të cilën është dënuar me 4 muaj burg.