Mijëra njerëz përreth shteteve të SHBA-së e shikuan qiellin e natës me frikë të mërkurën, pasi disa topa zjarri misterioz kaluan nëpër të.
Shumë u frikësuan se mos ndonjë avion ishte duke rënë, përderisa të tjerët menduan se ishte një shi meteor ose UFO.
Më vonë u tha se objektet – që u panë në Utah, Nevada dhe Kaliforni – ishin mbetje të raketës kineze që u lëshua muajin e kaluar, transmeton Gazeta Express.
Ato po udhëtonin me një shpejtësi prej 20,000kmh, gjë që bëri që njerëzit të frikësoheshin, LA Times raportoi.