Autoritetet e Bosnje-Hercegovinës morën vendimin për formimin e një grupi të veçantë operativ të angazhuar për luftë kundër terrorizmit, njoftoi agjencia zyrtare boshnjake e lajmeve, FENA.
Vendimi u mor gjatë takimit të përfaqësuesve të Prokurorisë Publike, të Ministrisë së Sigurisë së BH-së, të Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) dhe të ministrive të Punëve të Brendshme të dy entiteteve boshnjake, Federata e Bosnje-Hercegovinës dhe Republika Sërpska.
Prokurori publik i BH-së, Goran Svilanoviç pas takimit tha se pas sulmeve më të reja terroriste në Evropë, autoritetet kanë marrë vendimin për përforcimin e masave të sigurisë.
Media boshnjake, por edhe ajo perëndimore, në disa raste kanë publikuar informacione për ekzistencën e celulave islamike në territorin e BH-së.
Sipas informacioneve të pakonfirmuara, BH-ja është shteti me numrin më të madh të luftëtarëve në radhët e grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI) për banorë në Evropë.