Nëse notimi nuk ju është aktivitet trupor i mjaftueshëm, këto ushtrime janë për bel të hollë dhe vithe të forta, të cilat mund t’i bëni në det.
Bëni në seri më të vogla, sepse efekti është i shumëfishtë kur jeni në ujë, transmeton Telegrafi.
Ky set, para së gjithash, i është dedikuar belit dhe do t’ju ndihmojë në “skalitjen” e muskujve të barkut, mirëpo shkëlqyeshëm ndikon edhe në pjesët e tjera të trupit, sepse me rastin e ushtrimeve në ujë krijojnë rezistencë dhe kështu të gjithë muskujt e trupit i detyron të punojnë.
Ushtrimet e muskujve të barkut
Shtrijuni në cekëtinë, koka t’ju jetë jashtë ujit, ndërkaq pjesa e trupit nga supet e poshtë të jenë në ujë. Baza ku jeni të shtrirë nuk është e thënë të jetë e rrafshët dhe pozita e trupit nën lakim të lehtë nuk pengon ekzekutimin e ushtrimeve. Duart vendosni afër trupit dhe shtrini drejt këmbët. Pastaj njëkohësisht ngrini drejt këmbët e shtrira dhe trupin derisa duart mbani në pozitën sikur jeni duke provuar t’i prekni gishtat e këmbëve. Përsëriteni 10 herë.
Galiç në ujë
Qëndroni vertikalisht në ujë deri te kofshët. Shtrini të dy duart drejt para vetes dhe uluni galiç. Përsëriteni 10 herë.
Biçikleta nënujore
Qëndroni në ujë deri tek qafa dhe me këmbë imitoni vozitjen e biçikletës. Bëjeni këtë ushtrim një minutë. /Telegrafi/