Nga Specialistët e Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Brukseli i 24-vjeçarit Berli Begaj, lindur në Fier.
Sipas të dhënave zyrtare, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin penal Nr.259, datë 07.05.2014, e ka dënuar shtetasin 24-vjeçarin me 4 vjet dhe 3 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike”.
Begaj, më 20 gusht të vitit 2013, në orën 20.30, në lagjen “15 Tetori”, tek stacioni i trenit në Fier, u kap në kushtet e flagrancës me një sasi lënde narkotike, ku u bë arrestimi i tij si pjesë e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Belgjikën u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
BW/d.i.