Adoleshenti që po e bartte një revole lodër gati e ka pësuar keq nga policët, të cilët e kanë ndaluar dhe ia kanë drejtuar armët.
Djaloshi 16-vjeçar ishte raportuar në Policia nga një qytetar, pasi është parë duke e mbajtur ‘armën’ në pjesën e pasme të pantallonave.
Atij dhe mikut të vet, i janë vënë pas dy policë që po patrullonin në afërsi dhe iu kanë kërkuar të ndalojnë. Për fat të mirë, ai e ka hedhur menjëherë armën, dhe është dorëzuar pa rezistencë.
Me ligjet britanike, bartja e revoleve lodër apo objekteve që imitojnë armët përbën rrezik dhe personi që është duke i bartur, mund të qëllohet nga mbrojtësit e rendit. /a.m.