Një aktiviste 44-vjeçare ka qenë në grevë urie për 16 vjet. Irom Sharmila ka filluar grevën në shenjë proteste për të nxjerrë në pah brutalitetin e ushtrisë indiane. Ajo ka thënë se do ta përfundojë grevën në gusht dhe kërkon të kandidojë në zgjedhjet e shtetit.
Sharmila nuk ka ngrënë ushqim që më 5 nëntor të vitit 2000 kur filloi protestën e saj kundër ligjit indian, që pezullon mbrojtjen e të drejtave të njeriut në zonat e konfliktit. Vetëm tri ditë pasi kishte filluar grevën, ajo u akuzua dhe u arrestua për përpjekje vetëvrasjeje, i cili është krim në Indi.
Zyrtarët e burgut në Manipur e kanë ushqyer me një tub nga hunda. Por ajo ka thënë: “E vetmja mënyrë që unë të lë këtë grevë është në qoftë se kandidoj në zgjedhjet e ardhshme si kandidate e pavarur. Pjesën më të madhe të dënimit Sharmila e ka kaluar në spital, sepse mjekët duhet të sigurohen për gjendjen e saj.
Greva e urisë së saj ka siguruar mbështetje nga e gjithë bota dhe ajo është quajtur “e burgosura e ndërgjegjes”.
Express/d.i.