Këtë të enjte nuk do të zhvillohet seanca parlamentare. Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit njofton se këtë të enjte nuk do të zhvillohet seancë pasi komisionet parlamentare nuk kanë mundur të mblidhen për të shqyrtuar projektiligjet e parashikuara.
“Meqenëse komisionet paralametare nuk munden të mblidheshin për të shqyrtuar projektligjet e planifikuara për senacen plenare të ditës së enjte, dt. 18.06.2015, ju njoftojme se seanca e ditës së enjte nuk do të zhvillohet.”, shkruhet në njoftimin e Kuvendit.