Nasser al-Wuhayshi, lideri i Al Kaedës në Gadishullin Arab, është vrarë nga një sulm ajror amerikan të premten e kaluar. Ai mendohet se ka qenë numri 2 i Al Kaedës dhe sekretar i Osama Bin Laden.
Pentagoni nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë lajm.
Nëse vrasja e tij do të konfirmohet zyrtarisht, kjo do të ishte goditja më e madhe për Al Kaedën që pas vdekjes së Bin Ladenit në Pakistan, në vitin 2011.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka ofruar 10 milionë dollarë shpërblim për atë që do të ndihmojë në kapjen e al-Wuhayshi.
Ai u bë kryetari i Al Kaedës në Gadishullin Arab, kur degët e saj në Jemen dhe Arabinë Saudite u shkrinë në vitin 2009.