Tensioni i kohëve të fundit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar, ka marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtarre. Është prestigjozja Financial Times e cila në një shkrim të saj, flet për rrezikun e daljes së Greqisë nga Eurozona dhe konflikti i saj me Shqipërinë.
Sipas asaj që thuhet në artikull, rajoni i Ballkanit do të krijonte tensione dhe vështirësi në rast të një dalje të mundshme të Greqisë nga Eurozona.
Financial Times nënvizon se Greqia prej kohësh ka pasur probleme me Turqinë, por së fundmi tensione janë krijuar edhe me Shqipërinë. Pikërisht këto probleme, shihen si të paqëndreshmëri e fshehur e rajonit.
“Greqia ka mosmarrëveshje për kufirin dhe të tjera mosmarrëveshje me Shqipërinë, që janë një burim i fshehur i paqëndrueshmërisë rajonale. Të lësh Greqinë që të kthehet në një vrimë të zezë në rajon, nuk është një opsion, pasi të lëshosh Europën juglindore të veprojë sipas mendjes së saj, nuk është një opsion,” shkruan gazetari Tony Barber.