Brenda vitit qytetarët e Tiranës do të pajisen me biletë elektronike për transportin urban.
Për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, këto nisma vijnë pas abuzimeve të kompanive private të transportit publik. Shumë shoqëri janë gjobitur pasi nuk respektojnë oraret, apo edhe kushtet e udhëtimit.
Vetëm para disa ditësh Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit vendosi disa gjoba për shoqëritë e transportit, pasi drejtuesit e autobusëve nuk ndiznin kondicionerët kur temperaturat shënonin 39 gradë.
Ky vendim është bërë i ditur nga Kryebashkiaku Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak./a.m.