Është zhvilluar ditën e sotme seanca e radhës ndaj imamëve të akuzuar për terrorizëm. Ashtu si edhe në seancat e kaluara, 9 imamët e akuzuar e nisën me predikim dhe lutje.
Këtë radhë, në dëshminë e tij i arrestuari në xhami Besmir Duka mohoi se i është bërë thirrje për të shkuar në Siri. Madje ai tha se në momentin që e ka arrestuar policia, dhe ky gjendej në xhami, policia nuk ka respektuar rregullat duke hyrë me këpucë.
“S’më është bërë thirrje të shkoj në Siri. Policia hyri me këpucë në xhami, s’respektoi besimin tonë.” është shprehur ai
Në përfundim të dëshmisë, gjykata vendosi të shqyrtojë edhe dëshmitë e tjera, teksa seanca e radhës do të mbahet më 23 qershor.