Pas më shumë se një viti, policia e Durrësit ka vënë në pranga Artan Rexhepin, 39-vjeçarin që akuzohet për plagosjen e një personi në Plazh dhe i dënuar me dy vjet burg në mungesë për këtë vepër penale.
“Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të veprave penale kundër jetës, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim, Artan Rexhepi 39 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia e Durrësit.
Sipas të dhënave zyrtare, Gjykata e Apelit Durrës më 8 qershor të këtij viti, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, dhënë më 05.11.2015, e cila e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ngjarja ka ndodhur më 21.05.2015, në lagjen Nr. 13 (Plazh), ku Rexhepi ka plagosur rëndë me sende të forta shtetasin F. S. Policia sqaron se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta me autorit dhe të plagosurit.
ma.me