Dy persona të armatosur kanë marrë peng disa persona në një kishë pranë qytetit Ruen në Francë.
Pengmarrësit kanë therur priftin dhe më pas janë vrarë nga policia. Një tjetër nga pengjet është në gjendje të rëndë, por nuk dihet nëse është goditur me thikë nga pengmarrësit apo është gjendur midis zjarrit të hapur nga policia.
Sipas dëshmitarëve, pengmarrësit kanë thirrur Daesh, emri arab për ISIS, para se të hynin në kishë.
ON/d.i.