Gjatë seancës së fundit Parlamentare në Shqipëri ka pasur lëvizje jo të zakonshme mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim, shkruan Panorama. Gazetari i Panoramës në Parlament ka fotografuar një moment kur deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi dhe ai i LSI-së, Bujar Derveni janë afër njeri tjetrit dhe deputeti demokrat firmos një dokument. Nuk është bërë e ditur ende se cila është përmbajtja e dokumentit të nënshkruar.
ma.me