Për t’i kryer këto ushtrime nuk keni nevojë të shkoni në palestër, nuk keni nevojë të keni as paisje në shtëpi, por krejt çfarë ju duhet është vullneti dhe dëshira për të ushtruar. Edhe nëse jeni të regjistruar në palestër, por për çfarëdo arsye nuk mund të shkoni në ndonjë mbrëmje të caktuar, atëherë mos keni stres. Këto tri ushtrime të thjeshta me peshtë të trupit – të cilat mund të performohen edhe në dhomën e ndejës – do t’ju djegin kalori dhe dhjam shumë shpejt, transmeton Telegrafi.
Thjesht vendoseni mënjanë tavolinën e kafesë dhe përvishuni punës. Direktivat: Performoni gjashtë përsëritje të secilit ushtrim në bazë të renditjes së mposhtme. Procedurën e përsëritni aq shumë herë sa mundeni brenda një periudhe prej tre minutave. Pushoni një minutë.
ma.me
Ushtrime squat me peshë të trupit
Pompa
Ky është vetëm rundi i parë. Ju duhet t’i bëni pesë deri në dhjetë runde!