Aziz Salihu në mbrëmje ka mbërritur në Stamboll, për ta vazhduar tretmanin mjekësor, raporton “zeri.info”.Ai qe dy muaj është shtrirë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Fillimisht gjendja shëndetësore e tij nuk dukej në rrezik, por opinioni u shqetësua sot, kur djali i legjendës publikoi një fotografi, në të cilën shihej se “Zizi” ka humbur disa kile, shkruan “zeri.info”.
Zizi ka shkuar për shërim në Turqi. Ne Airoportin e “Adem Jashari”, shumë qytetarë e kanë përshëndetur ngrohtësisht, ndërsa edhe policë të Kosovës kanë bërë foto me Salihun, të cilin nuk ishin mësuar ta shohin në karrocë.
Aziz Salihu është përcjellë edhe nga krerë të Komitetit Olimpik të Kosovës, shkruan “Zeri”. (b.an)