Industria e turizmit mjekësor vlerësohet me një vlerë marramendëse prej 439 miliardë dollarë, me një rritje vjetore prej 25 për qind në 10 vitet e ardhshme, sipas një raporti të VISA dhe “Oxford Economics”.
Sipas këtij raporti, 3-4 për qind e popullsisë së planetit udhëton jashtë vendit për të marrë përkujdesje shëndetësore dhe një trajtim të lidhur me shëndetin.
Raporti i VISA tregon gjithashtu se në 10 vitet në vijim do të ndërtohen 340 aeroporte të reja ndërkombëtare dhe tregu i udhëtimeve mjekësore mund të arrijë shifrën stratosferike prej tre trilionë dollarë deri në vitin 2025. (java / r.a)