Një 22-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi ka goditur me grusht një punonjës pollicie. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
Shtetasi me inicialet M.F. u ndalua teksa udhëtonte me mjetin e tij tip “Porche”, por ka kundërshtuar policin duke e goditur me grusht. Më pas i riu u prangos.
“Më datë 24.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.F, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në lagjen ‘’Uji i Ftohtë’’, duke drejtuar mjetin tip “Porshe’’, ka goditur me grusht punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor. Neni 237 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.