Supermodelja shqiptare së bashku me të dashurin rumun, Dragos Savulescu, janë nisur drejt ishullit grek, Mykonos.
Angela Martini, e cila ditëve të fundit çdo herë e më tepër shihet përkrah të dashurit të saj, për ta thyer monotoninë e udhëtimit, e provokon atë me lëvizje joshëse.
Modelja në llogarinë personale Instagram, ka publikuar një video teksa bën lëvizje seksi duke dashur të ngrejë humorin e të pranishmëve në jahtin privat.
Angela ditë më parë ka qëndruar edhe në vendlindjen e të dashurit, në Rumani, por nuk dihet nëse është takuar me prindërit e miliarderit, Savulescu./a.m.