Dashi
Dita do filloje mire sot për ata qe janë ne një lidhje, por shume shpejt situata do ndryshoje tërësisht për shkak te disa personave te jashtëm qe do ndërhyjnë. Mos ju besoni atyre me shume sesa atij qe keni ne krah. Beqaret bëjnë mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Gjendja e parave do jete goxha mire, çka do iu japë mundësinë te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Demi
Dita e sotme do filloje mire për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka mund te ece si duhet nëse tregoheni te kujdesshëm me xhelozinë. Beqaret do jene joshës dhe do e bëjnë për vete dike qe pëlqejnë. Financat do jene me katastrofike se kurrë me pare. Nuk do mundni dot as te kryeni shpenzimet me te nevojshme dhe do vuani tej mase.
Binjaket
Jeta juaj ne çift nuk do ketë asnjë problem gjate kësaj dite. Do ja plotësoni gjithë kohës nevojat njeri-tjetrit. Beqaret nuk duhet te dalin menjëherë ne përfundime pa i njohur mire disa persona. Mos bëni gabime për te cilat te pendoheni shpejt. Me financat nuk duhet kurrsesi te luani. Ruajeni gjendjen te paktën ne gjendjen qe është.
Gaforrja
Perspektivat ne planin sentimental do jene shume te mira sot. Do i shprehni ndjenjat pa dorashka dhe do dashuroheni si dy adoleshente. Beqaret duhet t’i marrin gjerat shtruar. Pranoni njëherë ftesat për takime, dilni disa here e me pas vendosni çfarë do bëni me tej. Ne planin financiar nuk do keni shume vështirësi, por as nuk do mund te pasuroheni si e keni ëndërruar.
Luani
Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni sot kohen kur te jeni pranë partnerit. Flisni me te për çdo gjë qe ju shqetëson, por edhe për gjerat qe ju bëjnë te ndiheni mire. Beqaret nuk do kenë aspak fat dhe do mbeten përsëri vetëm. Ne planin financiar nuk duhet te bëni çmenduri sepse po filluar problemet, vështirë se mund te mbarojnë kollaj.
Virgjeresha
Dite shume e veçante kjo për ata qe janë ne një lidhje. E gjithë jeta do jete ndryshe dhe kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Ata qe kane qene beqare do ndihmohen nga disa miq dhe do takojnë princin e tyre te kaltër. buxheti do kenë tronditje te njëpasnjëshme dhe ne disa momente nuk do dini nga t’ia mbani. Familjaret gjithsesi nuk do ju lënë ne balte.
Peshorja
Dite shume e vështirë kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni keq ne krahët e partnerit dhe do vuani tej mase. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj gjeje vetëm për te qene ne krahët e atij qe duan. Asgjë nuk do i trembe. Gjendja e te ardhurave do jete disi me e qëndrueshme se zakonisht. Nuk do mund te kryeni asnjë lloj shpenzimi qe keni dashur.
Akrepi
Ka rrezik te bëni çmenduri sot ne jetën tuaj ne çift dhe disa prej tyre nuk do i pëlqejnë aq sa duhet personit qe keni ne krah. Kujdes sepse gjerat mund t’iu dalin ters. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare qe ne mëngjes. Financat nuk do jene te këqija. Gjithsesi mire do jete te kryeni një riorganizim te tyre dhe t’i menaxhoni me maturi.
Shigjetari
Te dashuruarit do zbulojnë disa ane te karakterit te partnerit te cilat nuk do ju pëlqejnë aspak. Për çdo paqartësi apo merak duhet te flisni hapur me te. Beqaret nuk do mund ta gjejnë as sot princin e tyre te kaltër, kështu qe do mbeten me te njëjtin status. Financat ka rrezik te dobësohen për shkak te pamaturisë qe po tregoni prej disa ditësh.
Bricjapi
Nëse jeni ne një lidhje, mos lejoni qe ndjenjat qe keni për partnerin t’iu verbojnë dhe te mos shihni gjerat qe do iu ndodhin. Ai ka rrezik te shohë dike tjetër. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë me te mira pritet te vijnë pas pak ditësh. Ne planin financiar duhet t’ua vini veshin këshillave te miqve sa pa qene vone.
Ujori
Dite me e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do zbuloni një ane tjetër te karakterit te partnerit dhe do e dashuroni akoma me shume atë. Beqaret do jene te përkëdhelurit e planetëve dhe do arrijnë ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Financat do varet nga mënyra sesi ju do veproni. Po hodhët hapa te pamenduara do keni vështirësi me vone.
Peshqit
Pas një periudhe goxha delikate, sot ju qe jeni ne një lidhje do ndiheni disi me te qete. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do mundoheni t;’i ndreqni me çdo lloj mënyrë. Beqaret duhet te tregohen realiste sepse po ëndërruan shume mund te përballen me zhgënjime. Financat do kërkojnë vëmendje dhe durim qe te mbeten ne gjendjen e duhur.