Ish-kryesministri Sali Berisha thotë se Partia Demokratike nuk do të njoh rezultatin e zgjedhjeve lokale nëse këto zgjedhje dhunohen.
Në një intervistë për gazetaren e abc news në Bruksel, Berisha ka thënë: Kryetari i PD ka bërë një deklaratë të tillë. Që ne nuk do njohim rezultat të zgjedhjeve të dhunuara, që unë mendoj se kjo përbën një çështje shumë serioze por a pati efekt deklarata e tij? Absolutisht mazhoranca është në çmenduri dhe verbëri. Mazhoranca për herë të parë lëshuan një spot, që të kujton historinë e kandarit, më jep kandarin por mos kujto se po e shohim flori.
Sipas ish kryeministrit Berisha në grupin parlamentar të Partisë Socialiste ka rreth 19 deputetë me rekorde kriminale që fillojnë nga vjedhjet e vogla, te trafiqet, te prostitucioni, droga pra me krime të shëmtuara.
Nga ana tjetër Berisha ka thënë se në grupin parlamentar të Partisë Demokratike nuk ka qoftë dhe një deputet të vetëm me rekorde kriminale.