Teknika e re e mashtrimit në bankomat ka marrë mijëra euro, madje edhe në Itali. Zakonisht viktimat janë personat e moshuar. Një bankë angleze shpjegon me anë të një videoje se si funksionon mashtrimi, dhe si të kesh kujdes.Gjatë një mashtrimi veprojnë 2 ose 3 persona, ku njëri prej tyre huton për disa sekonda personin që po tërheq para në bankomat, ndërsa tjetri arrin të vjedhë kodin e kartës, dhe e zëvendëson me një identike si ai, por që është fals.Videoja e publikuar nga një bankë britanike paralajmëron njerëzit që rregulli numër një gjatë tërheqjes së parave në bankomat është “të paturit kujdes dhe të mos hutohen”.
ma.me