Është anuluar përballja e shumë pritur ndërmjet Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, e cila i rikthente ballë për ballë edhe Pep Guardiolan e Jose Mourinhon.
Kjo miqësore, e cila do të zhvillohej në Pekin është anuluar për shkak të kushteve atmosferike, transmeton Koha.net.
“Për shkak të motit të keq organizuesit e turneut në bashkëpunim me klubet kanë vendosur që të anulojnë ndeshjen e sotme të paraparë të zhvillohet në kuadër të ‘International Champions Cup’”, ka konfirmuar Unitedi. (b.an)