Tre kosovarët e vrarë në Munich në sulmin me armë nga i riu 18 vjeçar, Ali Songoly, do të varrosen të martën në Kosovë. Naim Zabërgja ka thënë për KTV-në se varrimi i Dijamantit do të bëhet të martën rreth orës 14:00 në fshatin Ropicë të komunës së Vushtrrisë.
21 vjeçari Dijamanti, ishte vetëm një prej 9 personave që u vranë të premten mbrëma nga sulmuesi, i cili veproi vetëm në qendrën tregtare të parkut Olimpik në Munih.
Veç tij edhe Armela Segashi 14-vjeçare dhe mikja e saj Sabina Sulaj kanë vdekur nga sulmi me armë i gjermano-iranianit.
Edhe familjarët e viktimës Armela Segashi nga Podujeva kanë thënë se prindërit e të ndjerës do të kthehen nga Munichu nesër në mëngjes, ndërsa trupat e të rinjve të vdekur do të kthehen pasdite. (b.an)