Mesfushori i Manchester City, Fabian Delph ka thënë se mësoi më shumë brenda tri javësh nga menaxheri i ri, Pep Guardiola, më tepër se që ka bërë gjatë gjithë karrierës së mëparshme.
Delph, 26-vjeç, ka bërë 129 paraqitje në Premierligë gjatë karrierës së tij. Ai ka punuar me trajnerë si Martin O’Neill, Paul Lambert dhe Manuel Pellegrini, por thotë se Guardiola është ndryshe.
“Tri javët e para kanë qenë të jashtëzakonshme. Kam mësuar më shumë se gjatë gjithë karrierës së mëparshme”, deklaroi ai.
“Është një deklaratë e madhe por është e vërteta”, theksoi Delph.
Guardiola konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë të kohës moderne pas punës së tij në Barcelonë – ku fitoi dy tituj të Ligës së Kampionëve dhe tre tituj në La Ligë – dhe Bayern Munich, që u shpall kampion i Bundesligës në secilën prej tri edicioneve nën drejtimin e tij, referon Express. (b.an)