Juventusi duket se tashmë ka kompletuar formacionin me të cilin synon ta fitojë Ligën e Kampionëve. Kampioni i Serie A, Juventusi, dëshiron që sezonin e ardhshëm të luftojë për Ligën e Kampionëve, trofe të cilin nuk e kanë fituar që 20 vite.
Për të arritur këtë, ‘Zonja e Vjetër’ është duke tentuar që të transferojë lojtarë të klasit botërorë.
Deri më tani Allegri ka punuar shumë mirë në transferime, duke afruar lojtarë me përvojë si Dani Alves e Benatia, derisa në mesfushë ka transferuar njërin prej mesfushorëve më të mirë në botë, Pjanic, i cili te ‘Zonja e Vjetër’ do ta ketë shansin të tregojë klasin e tij në garat Evropiane – duke mos lënë anash edhe talentin Marko Pjaca, që e transferoi nga Dinamo Zagrebi.
Problemi i vetëm për Allegrin ishte pjesa ofensive, diçka që duket e ka zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në itali tashmë e quajnë punë të kryer transferimin e sulmuesit të Napolit, Gonzalo Higuain, shkruan Gazeta Express. Kështu do të dukej formacioni i Juventusit me transferimin e Gonzalo Higuainit. (b.an)