E gjithë vepra letrare në prozë e shkrimtarit të shquar francez Michel Houellebecq, do të mund të lexohet e plotë në gjuhën shqipe. Kjo pasi që shtëpia botuese “Skanderbeg Books” nga Tirana, sapo ka botuar romanin e tij “Harta dhe territori” që është i pesti në radhë nga gjashtë romane sa ka shkruar gjithsej Houellebecq.
Më parë, kjo shtëpi botuese kishte botuar edhe romanet “Zgjerimi i fushës së luftës”, “Platforma”, “Ishulli i mundshëm”, “Thërmijat elementare” dhe “Nënshtrimi”.
Për botimin e “Harta dhe territori” ka njoftuar vetë botuesja Flutura Açka përmes një postimi në Facebook, ku ajo ka shkruar “Një libër për rravgitjen krijuese, për dëshpërimin e njohjes së vetvetes dhe botës që të rrethon.
Padyshim një nga romanet me inteligjentë të këtij të ‘sëmuri nga letrat’, këtij shkrimtari të pazakontë”.
“Harta dhe territori” është quajtur romani më francez i Houellebecq-ut për shkak të referencave të shumta që ka nga bota franceze, referon Koha. (b.an)