Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç, lidhur me atë që mediat serbe e quajtën “sulm të armatosur ndaj serbëve në Binçë” e të cilin e mohoi Policia e Kosovës të ketë ndodhur, ka thënë “që ekstremistët në Kosovë të mos luajnë me jetët e sigurinë e serbëve në Kosovës” dhe ka kërkuar nga institucionet e Kosovë që “përfundimisht dhe në vepër të tregojnë në janë anën e terrorit apo të paqes”, transmeton Koha.net.
Përkundët mohimit nga Policia e Kosovës se nuk ka pasur të shtëna, Gjuriç këtë që ai e incident e ndërlidh me vrasjen e 14 serbëve në Grackë para 17 vjetësh.
“Kjo dëshmon se terrori dhe terroristët nuk janë vetëm pasqyrë e të kaluarës së errët në krahinën tonë jugore, porse edhe sot është shënues i realitetit”, citon FoNet të ketë thënë Gjuriçi, transmeton Koha.net.
Gjuriç ka folur edhe për vizitën që Hashim, Thaçi ia ka bërë fshatit Grackë kur u përkul para pllakës përkujtimore kushtuar 14 serbëve të vrarë në vitin 1999.
“Shoqëria normale nuk krijohet vënien ceremoniale të kurorave viktimave të terrorit, siç po bëjnë disa përfaqësues të Prishtinë, por me por me punë të sinqertë në shkatërrimin e ekstremizmit dhe dënimi e kriminelëve”, ka thënë lidhur me këtë vizitë. (b.an)