Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi sot se terrorizmi është e keqja madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj shprehet se “mendimet dhe dhimbja ime për të gjithë që humbën jetën në sulmin terrorist në Munih të Gjermanisë. Ngushëllime familjeve të tyre. Dhimbja e terrorit preku edhe familjet shqiptare që jetojnë në Gjermani. Terrorizmi, qoftë i brendshëm apo global, është e keqja madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku, të bazuar në vlera humaniteti dhe vendosmëri”.