Shtetit shqiptar iu vendos çipi amerikan dhe europiano-perëndimor, që do ndryshojë sistemin e rregullimit të brendshëm, dhe shqiptarët do marrin gjendjen në dorë.
Ja çfarë do rregullojë çipi:
Nuk do lejojë më që marrëzia Berisha të shkatërrojë moralin shqiptar, me forcën e urrejtjes kundër shqiptareve;
Nuk do lejojë që drejtësia të jetë shitblerje e degraduar në amoralitet;
Nuk do lejojë të blihen votat me para;
Do konfiskohen të gjitha pronat e vëna me paratë që i janë vjedhur shtetit;
Nuk do lejojë manipulimin e zgjedhjeve të përgjithshme, dhe shqiptarët për herë të parë do zgjedhin përfaqësuesit e tyre reale;
Nuk do lejojë më grabitjen e pronave private dhe shteterore;
Nuk do ta lejojë me ndëshkim material dhe penal shtypin abuziv që shpif dhe denigron personalitetin e njeriut;
Nuk do lejojë më një shtet të padrejtë që nuk shërben por grabit qytetaret;
Nuk do lejojë më qe shteti shqiptar të braktisë emigrantët shqiptarë të shpërndarë në Perëndim; do mbrojë të drejtat e tyre dhe do t’u japë të drejtën e votës për të votuar, aty ku janë, për përfaqësuesit e shtetit shqiptar…
Tani gjithçka do të ecë drejt: a e mori Amerika këtë gjë në dore?
Rrini të qetë: e shihni demokracinë europiane? Amerika e strukturoi pas Luftës së Dytë Botërore.
E shihni shtetin modern japonez? Amerika e strukturoi pas Luftës së Dytë Botërore. Por Shqipëria është edhe më në favor: në strukturimin e saj modern dhe demokratik merr pjesë dhe Bashkimi Europian.
Ja këtë kemi fituar me 21 korrik të këtij viti, duke na u hapur portat për të hyrë Shqipëria si anëtare në Bashkimin Europian. Brenda kësaj tabloja gjallon edhe jeta e re ekonomike, edhe mirëqenia, edhe puna e ndershme dhe efiçente e shqiptarëve.
Gëzuar epokën e re që filluam!