Ish-sulmuesi i Partizanit në sezonin e kaluar, Xhevahir Sukaj u largua nga të kuqtë pas një sezoni të mirë ku arriti të shënonte 21 gola. Shkodrani vendosi të luante për FC Perak në Malajzi edhe pse pritej që ai të vazhdonte të ishte pjesë e të kuqve të paktën për ndeshjet e Europës.
Por, pas paraqitjes së mirë të Partizanit në Champions League, Sukaj, i ka mbetur peng fakti që nuk ishte në fushë. ““E pash ndeshjen e Partizanit me Ferencvarosh dhe normalisht që do kisha pasur dëshirë të isha prezent në fushë. Partizani u fut si ekip i madh në lojë, ashtu siç i ka hije. Ata nuk dinë të jenë inferiorë ndaj asnjë ekipi. Albani bëri një nga ndeshjet më të mira të karrierës, e përgëzoj”, tha Sukaj për “newsport”.