Ngërçi gjatë notimit është një fenomen normal që ndodh gjatë qëndrimit tuaj në plazh, është shumë e rëndësishmë që të kujtoni teknikat e vetëshpëtimit dhe të mos panikoseni.
Ngërçet në këmbë gjatë notimit ndodhin për shkak të ftohjes dhe shtrirjes së muskujve. Ky është një fenomen që mund ti ndodhi çdo notuesi nga fillestari deri tek profesionisti.
Ndaj është shumë e nevojshme të dini si të veproni në këto raste.
1. Teknika më e mirë e vetëshpëtimit në situatë të tillë është Ligji i Arkimedit. Ai thotë që trupi i zhytur në ujë është më i lehtë sa pesha e ujit të zhvendosur. Kjo teknikë ju ndihmon që të mund të qëndroni në sipërfaqe ndërkohë që dikush po ju vjen në ndihmë.
2. Merrni frymë thellë dhe qëndroni shtrirë në shpinë, qëndroni maksimalisht nën ujë, ndërsa vetëm fytyra të jetë mbi sipërfaqen e ujit. Me lëvizje të lehta rrethore të duarve dhe këmbëve pluskoni në ujë dhe filloni të lëvizni në drejtim të plazhit.
3. Derisa jeni duke pritur ndihmën, shtrijeni muskulin e rënë ngërç 10 – 15 sekonda derisa të lirohet.