Një shef i policisë bavareze konfirmoi mesditën e sotme së autorësia e sulmeve në Mynih i takon 18-vjeçarit të raportuar më parë. Ndërkohë, numri i viktimave ka arritur në 10 persona, mes të cilëve edhe 3 të rinj shqiptarë nga Kosova.
Policia tha se autori i ngjarjes nuk ka lidhje me ISIS edhe pse shteti islamik e përshëndeti më parë sulmin e së premtes.
Ali Solbony, vrasësi 18-vjeçar që tronditi mbarë Europën, i kishte ftuar viktimat e tij përmes rrjeteve sociale ku përmes një njoftimi të rremë u tha se do të shpërndahej ushqim falas në McDonald’s-in ku edhe ndodhën vrasjet.
Shefi i policisë gjermane, Andrae, tha sot gjithashtu se mes të lënduarve, 10 persona janë në gjendje të rëndë.