Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka theksuar sot se lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shumë. Referuar sulmeve në Mynih, Meta thekson se është koha që të reflektojmë dhe të veprojmë si një bashkësi e së mirës ndaj së keqes.
“Ndaj dhimbjen për jetët e humbura në Mynih. Terrorizmi goditi përsëri. Por, lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shumë. Solidaritet me familjet që humbën të dashurit e tyre. Solidaritet me autoritetet gjermane dhe me Kancelaren Merkel. Është koha që të reflektojmë dhe të veprojmë si një bashkësi e së mirës ndaj së keqes”, nënvizon Meta.
Kuvendi njofotn se kryetari u shpreh ngushëllimet më të sinqerta edhe familjeve shqiptare që humbën të afërmit nga ky akt barbar.