Lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Mynih është shokues dhe ka prekur tërë vendin, theksoi sot Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi shprehet se “jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, por sot me lutje jemi me familjet që i presin në shtëpi më të dashurit e tyre, viktima të sulmit. Ndërsa pres lajme të reja zyrtare, Kosova i ofron çdo ndihmë Gjermanisë për të përballuar këtë makth”.
“Sikur sot bashkohemi me këtë dhimbje, ashtu bashkohemi në dënimin dhe luftimin e çdo forme të terrorizmit”, përfundon presidenti Thaçi.