Ministria e Jashtme e Shqipërisë konfirmon se nuk ka shtetas të Shqipërisë mes viktimave të sulmit terrorist në Munih të Gjermanisë.
“MPB federale i konfirmoi oficerit tonë të ndërlidhjes se MPB nuk ka qytetarë shqiptarë në mesin e viktimave të ngjarjes së djeshme në Munih”, thuhet në njoftim të MPJ.
Mes 9 viktimave të sulmit në Munih janë tre shtetas nga Kosova, dy vajza dhe një djalë.