Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën e kandidatit për bashkinë e Këlcyrës, Gentian Muhameti, i cili kërkoi të vazhdonte të garonte për këtë institucion.
Kolegji ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Muhameti u çregjistrua me kërkesë të PD-së, në kuadër të procesit të dekriminalizimit, për shkak të një çështjeje në ngarkim të tij në shtetin italian.