Bayern Munichu ka reaguar pas terrorit që ndodhi sonte mbrëma në qytetin e Munichut.
Nëntë persona raportohet se kanë vdekur pas sulmeve të armatosura nga persona ende të panjohur.Dhe ngjarja që tronditi botën, nuk mbeti pa u komentuar as nga klubi i Bayern Munichut.
“Mendimet dhe dhimbjet tona janë me ata që janë prekur nga ngjarjet tragjke në Munich. Rrini të sigurtë”, u shpreh Bayerni me anë të një komunikate në rrjetin social Twitter.
Zona ku kanë ndodhur sulmet është e banuar edhe me shqiptarë, referon “Telegrafi”. (b.an)