Vapa e ditëve të nxehta të verës është në shumë raste e papërballueshme, por ajo që ju bezdis më shumë është djersitja, që duhet se nuk do ketë fund.
Por ka 5 mënyra që ju ndihmojnë që të përballoni më shumë vapën dhe që të mbani nën kontroll djersitjen:
Kujdes ushqimin
Jeni i varur nga kafeina dhe nuk mund të bëni pa të, zgjidhni një filxhan kafeje të dekafeinuar dhe të ftohtë, në vend të një ekspresi të nxehtë.
Evitoni alkoolin
Kur pini pije alkoolike temperatura e trupit rritet dhe truri aktivizon sërish gjëndrat e djersës.
Evitoni stresin
Nëse jeni nën tension dhe stres, ju kaloni në një gjendje të ndryshme të djersitjes nga ajo normalja.
Vëmendjen tek veshja
Për periudha të nxehta, duhet që të hiqni dorë nga materialet sintetike dhe të zgjidhni vetëm pambukun.
Kujdesuni për higjienën
Në temperaturat e larta, duhet të me patjetër të bëni kujdes me higjienën, mos hiqni dore nga dushi i trupi çdo ditë.
Kujdes me zgjedhjen e deodorantit
Me këtë produkt duhet të keni kujdes, mirë është që të përdorni tipa që nuk përmbajnë alkool, veçanërisht kur lëkura është e irrituar.
bw/di