Banka spanjolle Santander ka humbur betejën e saj shumë-vjeçare me bankën gjermane Sparkassen në lidhje me ngjyrën e përdorur nga ajo. Gjykata në Gjermani vendosi të premten se Sparkassen ka të drejtë për ngjyrën e kuqe të shenjës së markës së saj “HKS 13”.
Santander, e cila përdor një hije pak më të errët të kuqe “HKS 14”, i kërkoi Zyrës gjermane të Patentave për të revokuar të drejtën e Sparkassen në lidhje me ngjyrën, referon Beta.
Kërkesa e Santander është miratuar, por më vonë gjykata më e lartë gjermane e përmbysi verdiktin në apel. Gjykata pranoi argumentin se ngjyra “HKS 13” e Sparkassen është e njohur në të gjithë Gjermaninë. (b.an)