2011 – Si sot, një shpërthim shkatërroi një pjesë të ndërtesës së qeverisë në Oslo, e disa orë më vonë një agresor me uniformë policie u qëlloi të rinjve në kampin veror të Punës në ishullin Utoya, pranë Oslos. Sulmi vrau 77 njerëz, kurse sulmuesi norvegjez Ander Behring Breivik u arrestua.
356 Para Krishtit – Ka lindur mbreti maqedonas Aleksandri III (i Madhi), gjenerali legjendar grek i cili në një kohë të shkurtër të mbretërimit të tij (336-323 para Krishtit) arriti të shkatërrojë perandorinë mijëvjeçare, të bëjë ndërtimin e disa qyteteve të reja me mermer, duke krijuar edhe një qytetërim të ri. Për shekuj me radhë ka frymëzuar artistë dhe poetë.
1832 – Në Vjenë vdiq Napoleoni II, Duka i Reichstadt, djali i Napoleonit I dhe Marie Louise, nipi i perandorit të Habsburgëve. Një mbret i paprovuar, pasardhës i sundimtarit më të fuqishëm në Evropë, me te njejtin emer, vdiq në kështjellën perandorake të Schönbrunn, ku 22 vjet para Napoleoni fitoi ndaj Habsburgëve vjenezë. (b.an)