Shume prej nesh mendojne qe te cosh femijet ne plazh mund te jete shume impenjetive dhe e veshtire si nga ana fizike dhe nga ajo psikologjike. Mjafton te pergatisim dhe te organizojme gjithçka me qetesi dhe kujdes, si per shembull: çanten si per femijen dhe per veten tone, rrobat qe do te nderrohet si edhe kostumin e banjos, te marrim me vete lojra te ndryshme qe te argetohet sa me shume, te marrim me vete ushqime nese ka uri, etj., etj. Me poshte disa keshilla dhe arsye perse duhet ti cojme femijet tane ne plazh:
1) Mund te njohin dhe eksplorojne materiale te reja.
Ne plazh femijet mund te mesojne shume, pasi jane ne kontakt me materiale te ndryshme si rera e thate ose e njome, uji, shkembinjte, rera e nxehte, rera e ftohte, era e detit, guackat, etj. Eshte e ditur qe femijet mesojne nepermjet shqisave te tyre, dhe ne kete rast deti, plazhi eshte nje laborator natyral i perkryer.
2) Duke qene ne plazh fizikisht femijet dashurohet ne menyre marramendese me natyren.
Guackat e ndryshme, midhjet, peshqit, iriqet e detit, etj., jane vetem disa nga krijesat e larmishme qe na ofron deti. Kontakti me natyren qe kur femijet tane jane te vegjel i ndihmon shume si nga ana fizike ( zvogelohet mundesia per obezitet) dhe nga ana psikologjike ( behen me te pergjegjshem per gjerat qe i rrethojne dhe fillojne ta duan sa me shume natyren).
3) Tingujt, melodia e detit ndihmon ne gjumin e femijes.
Tingujt dhe melodia qe leshojne dallget e detit i kujtojne femijes nje ambjent shume familjar, ate te barkut te nenes, kur ishin akoma pa dale ne jete. E gjithe kjo atmosfere relakson dhe i ben te ndihen te qete dhe te sigurt.
4) Thithin ajrin e paster te detit dhe luajne ne ujin e tij.
5) Marrin rreze dielli.
Dielli u ben shume mire femijeve, ndihmon ne rritjen dhe zhvillin e kockave, ndihmon ne rregullin e orareve te gjumit, dhe i ben mire humorit. Pra, te qendrosh ne diell eshte nje kure e vertete natyrale, gjithmone duke pasur parasysh dhe dhuke respektuar oraret e pikut te diellin, sepse espozimi ne oret e nxehta eshte shume i demshem.
6) Mund te luajne dhe te argetohen pa mbarim.
Nese keni vene re femijet e perdorin shume shpesh fjale PRAPE ose AKOMA, kjo s’ eshte gje tjeter veçse nje menyre e pafajshme e tyre per tu zbavitur akoma, akoma, akoma. Ne plazh ata e kane kete mundesi, pasi ju jepet nje larmi gjerash per te bere, si te luajne me rere, te shohin krijesat e shumta qe deti ka, te vezhgojne dallget e detit, te luajne ne uje, etj. Pra, me pak fjale DETI, DIELLI u ben shume mire femijeve.
ma.me