Suriname është shteti më i ri që e ka njohur Kosovën. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në profilin e tij në Facebook.
“Faleminderit presidentit Dési Bouterse të cilin pata kënaqësi ta takoj javën që shkoi në Gajana dhe qeverisë të këtij vendi”, ka shkruar ministri Hoxhaj.
Suriname është shtet në Amerikën Jugore dhe, sipas statistikave të Bankës Botërore, ka një popullatë prej mbi gjysmë milioni banorësh.
Ndonëse nuk ka një shifër zyrtare, në faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës potencohet se Kosova ka siguruar tashmë mbi 111 njohje ndërkombëtare.
MA.ME