Sipas një studimi të fundit, gratë që pijnë duhan ka gjasa të vdesin nga sulmi në tru gjatë ushtrimeve, ose gjatë seksit. Shanset që ato të përjetojnë sulm në tru janë nëntë herë më të mëdha sesa te gratë që nuk pijnë duhan. Rreziqet janë më të larta për ato që pijnë 20 deri në 30 cigare në ditë, por hulumtuesit shtojnë se edhe vetëm një cigare shkakton dëme të mëdha në shëndet.
Sipas studimit burrat që pijnë duhan janë më pak të rrezikuar nga sulmi në tru. Duhani dobëson enët e gjakut dhe është një shkaktarët kryesorë për sëmundjet me tension. Studiuesit kanë theksuar se tensioni rritet gjatë ushtrimeve dhe gjatë seksit. Ekspertët nga Universiteti i Helsinkit kanë kryer studimin duke hulumtuar 65,521 finlandezë për 21 vite dhe kanë zbuluar se gratë duhanpirëse të lehta janë të rrezikuara tre herë më pak se gratë që pijnë duhan rregullisht.
ma.me